75 Mall Live Search
16:25 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / L A

Pësuan 12 gola nga goditjet standarde, Liverpooli shkarkon ndihmësin e Arne Slot

Në “Anfield” ka nisur llogaridhënia. Forma e dobët e shfaqur nga skuadra këtë sezon ka detyruar drejtuesit e skuadrës që të marrin masa dhe të evidentojnë fajtorët.

I pari që ka paguar shtrenjtë formën e dobët të skuadrës në situatat e goditjeve standarde është ndihmësi i Arne Slot, Aaron Briggs.

Ky i fundit është shkarkuar pasi Liverpool-i ka pësuar këtë sezon plot 12 gola në situata të goditjeve standarde duke u kthyer së bashku me Bournemouth në skuadrat që mbrohen më keq në Premierligë në të tilla situata.

Ekipi i Slot performon keq edhe në sulm në situata të tilla pasi ka shënuar gol vetëm tri herë në këtë sezon. Të tilla statistika kanë detyruar drejtuesit e ekipit të “Anfield” që të ndryshojnë diçka edhe pse jemi në mes të sezonit.

Aktualisht në Premierligë, Liverpooli gjendet në pozitën e 4-të dhe ka gjithsej 32 pikë.