75 Mall Live Search
18:49 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

Pete Davidson lyen flokët si Kim (FOTO)

Pete bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga largimi nga ‘Saturday Night Live’ fundjavën e kaluar.

Ai u fotografua jashtë një zyre në Calabasas teksa mbante një maskë në kokë që mbulonte flokët bjondë të sapolyer platin, që ngjanin si flokët e Kim.

Ajo u pa me të, e veshur me SKIMS. Pete dhe Kim dukej se ishin në një set fotografik pasi të pranishëm ishin edhe stilisti i Kim-it, Chris Appleton dhe grimieri Mario Dedivanovic.

Në fillim të këtij muaji, Kim i bëri flokët bionde për ‘Met Gala 2022’, ku mori pjesë me Pete.

Ajo veshi fustanin e Marilyn Monroe të cilin legjenda e ndjera e kishte veshur kur ajo i këndoi Presidentit John F. Kennedy në ditëlindjen e 45-vjetorit në 1962.