75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Pete Davidson nuk është pjesë e serialit “The Kardashians”

Komediani Pete Davidson, i dashuri i Kim Kardashian, nuk është pjesë e serialit të ri të familjes së famshme të showbizz-it.

Sipas Kim, asnjë skenë e këtij sezoni nuk është xhiruar me të, transmeton Indeksonline.

Nëse diçka do të ndodhte dhe ai do të ishte aty, nuk do t’i kërkonte ekipit të kamerave të largohej“, tha Kim për Variety.

Në këtë serial, ndjekësit do të mësojnë se si u njohën ajo dhe Pete, me të cilin janë bashkë që nga nëntori.

Jam e hapur të flas për këtë dhe patjetër do ta shpjegoj këtë”, u shpreh Kim./Indeksonline/