21:35 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / AR

Pete Davidson po “ia merr kalanë nga brenda” Emily Ratajkowski-t

Pete Davidson doli dhe pushtoi zemrat e gocave më të bukura në Hollywood dhe rishtazi, po shijon romancën me Emily Ratajkowski.

Një burim i afërt me modelen, tha për “E! News” se: “Emily është super e dhënë pas Pete tani. Ende është diçka e re, por ata kanë komunikuar pa pushim. Ajo festoi ditëlindjen e Pete dhe donte ta bënte të ndihej special”.

@whoscancelledd Pete Davidson & Em Rata 😭🫶🏼 looks like Pete’s on to the next #petedavidson #emratajkowski #dating #kimkardashian ♬ original sound – Whoscancelled

“Deri tani, është marrëdhënie pa detyrime. Nuk ka presion, por ajo e ka vërtet qejf. Ai po ia fiton zemrën”, shtoi burimi.ADVERTISING

Gjithashtu, një tjetët burim tha: “Emily mendon se Pete është mahnitës dhe se mes tyre ka shumë kimi flirtuese”, megjithatë, Em sërish po i mban të hapura opsionet.

Modelja e bëri të qartë edhe në TikTok, ku sinkronizoi buzët me fjalinë: “Dua të dal me shumë burra, gjithashtu me disa gra. Të gjithë janë seksi, por në një mënyrë interesante”.

@emrata

♬ original sound – HBO