Peter Beyer dhe Gani Dreshaj në Berlin, në mes fotoja e Ibrahim Rugovës
Eurodeputeti i Bundestagut, Peter Beyer, i ka dhënë mbështetje kandidatit për deputet, Gani Dreshajt, në fushatën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Dreshaj dhe Beyer u takuan në Berlin, për të biseduar miqësisht rreth marrëdhënieve Kosovë-Gjermani dhe Kosovën e pas zgjedhjeve.
Karakteristikë e këtij takimi ishte portreti i Ibrahim Rugovës, që vihet re në prapavijë.
“Me mikun e madh të Kosovës, deputetin e Bundestagut, eurodeputetin e shquar, politikanin briliant, Peter Beyer” shkroi Dreshaj.
Nga ana tjetër, Beyer publikisht ftoi qytetarët që të votojnë për Dreshajn./IndeksOnline/

