75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / L K

Peter Beyer: Paraqitja e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, frymëzim për brezat e ardhshëm

Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer e ka vlerësuar lart paraqitjen e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024. Deputeti i CDU-së ka thënë se paraqitje e djelmoshave shqiptarë duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

“Urime kombëtares shqiptare për paraqitjen mbresëlënëse në UEFA Euro 2024! Vendosmëria, puna e palodhur dhe shpirti i tyre ekipor kanë frymëzuar jo vetëm Shqipërinë por edhe tifozët e futbollit në mbarë botën. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Sylvinho dhe gjithë ekipin për punën e tyre të jashtëzakonshme. Jam i bindur se kjo arritje madhështore do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm. Forca Shqipëri” shkruan Beyer./Indeksonline/