14:02 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Peter Crouchi kritikon keq Xherdan Shaqirin

Ish- reprezentuesi i Anglisë, Peter Crouch, që u pensionua këtë vit nga futbolli në moshën 38-vjeçare, ka publikuar autobiografinë e tij.

Ndër të tjera, sulmuesi anglez ka shprehur mendimin e tij edhe për Xherdan Shaqirin për të cilin ka thënë fjalë të mira, por edhe kritika të mëdha, transmeton Indeksonline.

Crouchi madje e ka fajësuar Shaqirin pas rëniës së Stoke Cityt nga elita e futbollit të Anglisë.

“Xherdani është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur, por kishte një problem, sepse talentin e shoqëronte me mungesë disipline. Njerëzit do të ankoheshin edhe pse Shaqiri kishte shënuar shumë gola dhe kishte dhe shumë asiste. Për të paktën 85 minuta çdo fundjavë ai ua bënte jetën të gjithëve pak më të vështirë. Transferimi te Liverpooli ishte diçka e paimagjinueshme. Trajneri Klop është i ashpër dhe nuk toleron”, shkruan Crouchi në autobiografinë e tij.