10:54 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Peticioni i tifozëve ndaj Leicesterit për ndryshimin e emrit të stadiumit – përgjigjet klubi

Leicesteri i është përgjigjur kërkesave të tifozëve që stadiumi, ”King Power” të ri-emërohet pas vdekjes së pronarit, Vichai Srivaddhanaprabha.

61-vjeçar, biznesmen tajlandez, ishte duke u larguar nga stadiumi pas barazimit të Leicesterit, 1-1 me West Hamin të shtunën me helikopterin e tij privat, ku më pas u përplasë në hapësirën e parkingut.

Dhe tani një burim i afërt me klubin ka konfirmuar për ESPN se klubi do ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të emrit të stadiumit, transmeton IndeksOnline.

Credit: PA

Zëvendës-presidenti i klubit, Aiyawatt Srivaddhanaprabha është rikthyer në qytet dhe planifikon që të bisedojë me shefin ekzekutiv, Susan Whelan lidhur me këtë çështje.

33-vjeçari, Aiyawatt, gjithashtu e ka zëvendësuar babain e tij të ndjerë në baza të përkohshme, konfirmon burimi i ESPN.

Anëtarët e bordit të klubit, përfshirë Aiyawatt, janë të hapur për idenë që ta emërojnë stadiumin me emrin, ”Khun Vichai Stadium”./IndeksOnline/

Credit: PA