75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 03 Mars 2023 / Gj. Sh

Petit zbulon të ardhmen e Zidane?

Zinedine Zidane tash e një kohë ka mbetur pa asnjë post që nga largimi i tij prej Real Madridit.

Trajneri francez ka qënë shumë i përfolur muajt e fundit duke u lidhur me klube si PSG, Juventus e Chelsea, si dhe ka pasuz zëra se ai mund të marr drejtimin e kombëtares franceze, por kjo ide u largua në momentin kur Deschamp vazhdoi kontratën, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë të fundit, ish-bashklojtari i Zidane te kombëtarja franceze, Emmanuel Petit, ka folur për të ardhmen e Zizout.

Ai ka thënë se nuk e sheh që Zidane do të merr drejtimin e skuadrës së Chelseas, dhe se e ardhmja e tij është diku afër, duke aluduar te klubi i PSG-së.

”Mund të kem gabim, por nuk e besoj për asnjë sekondë thashethemet e Zizout te Chelsea”.

“E ardhmja e Zizout nuk është në Angli, ai është diku tjetër dhe ndoshta jo shumë larg nga këtu…”, deklaroi Petit për mikrofonat e RMC sport./IndeksOnline/