16:48 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Petkovic edhe për dy vite tjera mbetet trajner i Shaqirit dhe Xhakës

Trajneri i Kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic ka zgjatur kontratën me Helvetët.

56 vjeçari do të jetë trajner i Shaqirit dhe Xhakës në kombëtare edhe për dy vitet ardhshme, deri në zhvillimin e Kupës së Botës, shkruan Indeksonline.

Kontrata e Vladimir Petkoviç është zgjatur deri më 31 dhjetor 2022, atëherë kur përfundon edhe  Kupa e Botës në Katar.

 Në rast mos kualifikimi, kjo kontratë mund të përfundojë me 31 dhjetor 2021, ose në mars të vitit 2022 nëse skuadra do të luaj në play-off.

Petkovic asnjëherë nuk ka dështuar që të kualifikoj Zvicrën në Botëror ose Evropian. /IndeksOnline/