07:36 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / C E

Petkoviq do të qëndroj dy ditë në Kosovë

Petar Petkoviq do të qëndroj për dy ditë në vizitë në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë do të jetë sot dhe nesër në vizitë në Republikën e Kosovës.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.

Nuk ka ndonjë njoftim nëse Petkoviq do të vizitoj Kosovën me leje të autoriteteve vendase. /IndeksOnline/