Petkoviq në Kosovë, ja me kë do të takohet

Drejtori i të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.
Sot, Petkoviqi pritet ta vizitojë Komunën e Zveçanit dhe do të bisedojë me punëtorët mjekësorë në qendrën shëndetësore lokale, raporton Tanjugu.
Më pas ai dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i përcjellin punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes dymbëdhjetanëtarëshe Vukoviq, e cila po ndërtohet me fondet e kësaj zyre.
Petkoviqi, gjithashtu do ta vizitojë edhe kantierin ku po ndërtohen apartamente, të destinuara për çifte të reja të martuara serbe.