75 Mall Live Search
20:02 / E Diele, 02 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Petkoviq: Për zgjedhjet në veri kusht është Asociacioni

Kusht që Lista Serbe të bëhet pjesë e zgjedhjeve në katër komunat në veri është themelimi i Asociacioni të Komunave [të banuara me shumicë] serbe, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Kështu shprehet Petkoviq për mediumin serb që operon në Kosovë dhe financohet nga Serbia, “Kosovo Online”. “Kusht për të shkuar [Lista Serbe] në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai.

“Për tëtë gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.