75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Petkoviq: S`shoh asgjë të gabuar me vaksinat në veri të Kosovës

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën,  Petar Petkoviq,  thotë se nuk sheh asgjë të gabuar me vaksinat kundër virusit korona që kanë arritur në veri të Kosovës.

Sipas tij, retorika antiserbe fillon në Prishtinë para “secilave zgjedhje”.

Ai i tha TV Pink-ut se kjo ishte një temë e pëlqyer midis politikanëve shqiptarë në mënyrë që të “maskohen problemet ekzistenciale që janë”.