Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe kryenegociatori në nivel teknik, Petar Petkoviq, ka mbërritur sonte në Bruksel.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, të enjten më 11 shtator, në mëngjes, ata do të marrin pjesë në një rund të ri të dialogut me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Klankosova.tv ka pyetur zyrën e kryenegociatorit Besnik Bislimi për një takim të tillë, por ende nuk ka ndonjë përgjigje.
Ky rund i ri vjen vetëm dy ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Takimi i fundit i dialogut u mbajt më 10 qershor.