75 Mall Live Search
19:39 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / LB

Petkoviqit nuk i aprovohet kërkesa për të hyrë në Kosovë, deklarohet Ministria e Jashtme

Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk i është aprovuar kërkesa për hyrje në Republikën e Kosovës.

Nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk kanë dhënë detaje lidhur me arsyen, por kanë konfirmuar se nuk ia kanë aprovuar këtë herën kërkesën e zyrtarit serb.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD për IndeksOnline.