75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 22 Qershor 2021 / A. A

Petr Cech ankohet në vendimin e UEFA-s: A mund të më ndihmojë dikush…

Billy Gilmour rezultoi pozitiv me Covid-19 të hënën dhe do të mungojë 10 ditë.

Bashkë me të në izolim kanë hyrë Ben Chilwell dhe Mason Mount, pasi patën kontakt fizik gjatë ndeshjes Skoci – Angli.

Ish portieri i Chelseat, Petr Cech është shprehur i habitur me vendimin e UEFA-së që urdhëroi izolimin e dy futbollistëve anglez.

“Ju lutem, a mundet dikush të më ndihmojë ta kuptoj si është e mundur të izolohen Mason Mount dhe Ben Chilwell, që kanë dal negative, pasi kanë pasur kontakt me Billy Gilmour? Si është e mundur që nuk bashkëlojtarët e tij skocez që e ndajnë në njejtin hotel, zhveshtore, aeroplan, dhomë ushqimi janë të lejuar të luajnë pa ndonjë problem” shprehet Cech.

Derisa Gilmour do të mungojë sonte kundër Kroacisë, Mount dhe Chilëwell nuk do të paraqiten kundër Republikës Çeke.

/Indeksonline/