12:12 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Petr Cech debuton në hokej, pret 2 penallti dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Petr Cech ka debutuar në sportin e ri, në hokej me skuadrën Guildford Phoenix për të shënuar fitore kundër Swindon Wildcatsit 2.

Ish-portieri i Arsenalit dhe Chelseas priti dy penallti në këtë ndeshje dhe arriti të shpallej lojtari i ndeshjes.

Falë tij skuadra e Phonix triumfoi me rezultat 2:1.

Ai do të jetë zgjedhja e tretë te skuadra e hokejit dhe do të stërvitet vetëm atëherë kur të lejojë orari i Chelseas.

Cheh ende mban pozitën si këshilltar teknik te skuadra londineze. /IndeksOnline/