Petr Cech ende aktiv si portier, nënshkruan me një skuadër tjetër

Ish- portieri i Chelseat dhe Arsenalit, Petr Cech, i është bashkuar kampionëve të hokejit në akull, Belfast Giants në huazim nga Oxford City Stars si mbulim i përkohshëm emergjent.

41-vjeçari Cech, i cili bëri më shumë se 600 paraqitje në Premier League dhe konsiderohet si një nga portierët më të mirë të epokës moderne, po vazhdon tani me sukses karrierën në hokej mbi akull
Në qershor, ish-reprezentuesi i Republikës Çeke nënshkroi me Oxford City Stars të nivelit të tretë nga Chelmsford Chieftains si portier për sezonin 2023-2024./Indeksonline/