Petr Cech rikthehet nga pensionimi, mbron për Chelsea U23, për 45 minuta i merr dy gola

Portieri legjendar, Petr Cech është rikthyer nga pensionimi.
Ai sonte është në formacionin bazë të Chelsea U23, që po luan kundër Tottenham, transmeton Indeksonline.
Në pjesën e parë, rezultati momental është 0:2 në të mirë të Spurs. Çeku është 38 vjeçar dhe skuadra e fundit që luajti ishte Arsenal.
Për momentin është pjesë e stafit të Frank Lampard tek Chelsea edhe gjendet në listën e portierëve emergjent./Indeksonline/