75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

Petrit Hajdari fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së në Drenas

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Drenasit të mërkurën, më 17 shtator, në ora 19:30, në ambientet e Hotelit “Nobel”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Petrit Hajdari, i cili njoftoi se gjatë kësaj ngjarjeje do të prezantohet kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit si dhe lista fituese e PDK-së për Kuvendin Komunal.

“Me kënaqësi ju ftojmë në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. Shihemi, që ta japim bashkarisht mesazhin e fitores së madhe që na pret”, ka shkruar Hajdari në postimin e tij./IndeksOnline/