Hajdari: Tërsteniku dhe Korrotica e Lartë, besnikëri dhe energji për fitoren e PDK-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, u prit me entuziazëm të madh në dy takime radhazi, në lagjen “Franca” të Tërstenikut dhe në lagjen “Janova” të Korroticës së Lartë, ku qytetarët dëshmuan edhe njëherë mbështetjen e tyre të fuqishme për PDK-në.
“Në Tërstenik përjetova një pritje emocionuese që më bën të besoj se energjive të mëdha të këtij vendi nuk u mungon asgjë tjetër, veçse udhëheqja e duhur, e cila do të vijë më 12 tetor me PDK-në dhe me qytetarin e Drenasit”, u shpreh Hajdari.
Ndërkohë, në Korroticë të Lartë, kandidati i PDK-së theksoi se besimi i qytetarëve është forca dhe garancia më e madhe që Drenasi do të bëhet shembull i zhvillimit e dinjitetit.
“Korrotica ka dëshmuar gjithmonë besnikërinë e saj për PDK-në dhe sot e konfirmoi sërish këtë mbështetje që na obligon për shërbim dhe përkushtim të plotë ndaj qytetarëve”, tha ai.
Takimet në këto dy lagje janë dëshmi e qartë e masivitetit dhe vendosmërisë së qytetarëve të Drenasit për ndryshimin që po afron.
#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari