Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë të Evropës

Petrit Kllokoqi është ngjitur me sukses majën e Mont Blanc, pikën më të lartë të Evropës Perëndimore.
Në një postim publik, ai u shpreh se këtë arritje ia kushton me zemër prindërve, motrave, Mathukut, si dhe Mirës e Erzes, të cilët e kanë frymëzuar të kthehet gjithmonë drejt dritës dhe natyrës së maleve.
“Me bekimin e Zotit dhe përqafimin e maleve,” – shkroi Kllokoqi, duke e përshkruar ngjitjen si një përvojë shpirtërore dhe jetësore./Indeksonline/