75 Mall Live Search
14:43 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / B O

Petrit Zogaj: Vitia është politikan i shtirur, votuesi i Prishtinës duhet ta refuzojë

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka thënë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës. Arben Vitia, duhet refuzuar, meqë sipas tij, është një politikan shterp.

Zogaj, përmes një postimi në Facebook thotë se Vitia ka treguar gatishmëri për punësime familjare, derisa shton se ministri i Shëndetësisë është politikan që s’merr përgjegjësi për humbjet e as merita për fitoret.

“Si i tillë, ky është i dëmshëm jo vetëm për qeverisjen e Prishtinës, por dhe për partinë që e kandidon. Prandaj, buzeqeshja plastike e tij duhet me u refuzu nga votuesi i Prishtinës bashkë me demagogjinë e ndryshimit”, ka shkruar ndër të tjera Zogaj.

Reagimi i plotë :

“LV per here te trete po e kerkon voten me e qeverise Prishtinen. Ne dy pale zgjedhjet e fundit lokale, e ka fitu Prishtinen. Dmth 8 vite qeverisje. Per kete periudhe s’munden me u numeru 8 projekte serioze. Ndaqi themi edhe 4 ne 4 vitet e para. Demagogjia e kifleve dhe qumeshtit Vita nuk funksionoi. Ne fakt doli te ishte iniciative e mykur. Kandidati i saj ne keto zgjdhje, (A Vitia) eshte nje politikan shterp. I shtirur. Monoton. Ka nje buzeqeshje plastike. Ka tregu gatishmeri te madhe te nepotizmit. “Rehatimi” i motres dhe cikes se axhes se Liburn Aliut (minister bandit edhe ky) ne ministri, jane shembujt qe dihen. Ka shume qe s’dihen. I gatshem te bije nen hijen e Kurtit kurdo qe ai s’ndihet rehat me ndonje pune. Eshte soji i politikanit qe as nuk merr pergjegjesi per humbjet, e as merita per fitoret. Si i tille, ky eshte i demshem jo vetem per qeverisjen e Prishtines, por dhe per partine qe e kandidon. Prandaj, buzeqeshja plastike e tij duhet me u refuzu nga votuesi i Prishtines bashke me demagogjine e ndryshimit”.