Petro Xhori lanson projektin e ri me videoklip ‘Për Ty’
Këngëtari i njohur dhe shumë i talentuar, Petro Xhori ka lansuar projektin e ri ‘Për Ty’.
Kënga e re erdhi se bashku me videoklip, për tekstin është kujdesur edhe këtë herë vet këngëtari, ndërsa muzika u realizua nga Ikenc Hyka, shkruan Indeksonline.
Projektin e ri ‘Për Ty’ tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar në ‘YouTube’.
Kujtojmë që kënga e fundit e Petro Xhori ishte ‘Kush’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e këngëtarit./Indeksonline/