11:44 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / AR

Petrol Company bojkoton të gjitha produktet serbe

Të gjitha dyqanet One Stop Shop që operojnë nën ombrellën e kompanisë së derivateve Petrol Company kanë shpallur një bojkot gjithëpërfshirës të produkteve serbe. 

Fushata për bojkotimin e produkteve serbe ka marrë vrull që një kohë të gjatë, duke synuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e mosblerjes së artikujve.

Duke iu përkushtuar këtyre ndryshimeve, tregjet One Stop Shop po krijojnë një precedent bindës për bizneset dhe organizatat e tjera brenda Kosovës. 

Po ashtu ju bëhet thirrje të gjithë bizneseve, të bojkotojnë prodhimet serbe nga dyqanet e tyre.

BOJKOTO 860!!!!

Po ashtu, mos harroni…. Ejani në Petrol Company dhe furnizohuni me çmime më të lira dhe me kualitetin më të mirë në vend!