15:23 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Petrol Company dërgon iftarë për 77 banorët në “Shtëpinë e Pleqve” nga restorantet e saj “Be Happy”

Rrjeti i restoranteve “Be Happy” i cili është brend i Petrol Company, për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit për herë të dytë ka përgatitur iftarë për 77 rezidentët në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Displaying Foto e artikullit.jpg

Iftari u është përgatitur nga profesionistët e kulinarisë të “Be Happy Restaurant” dhe u është dërguar me menu të plotë të shoqëruar me pije të ndryshme. Ushqimet u dërguan sigurisht duke marrur paraprakisht leje nga institucionet përkatëse dhe duke i respektuar me përpikëshmëri masat kundër COVID-19.

Displaying Foto 1.jpeg

Falënderime të shumta ka pasur drejtuar përgjegjësve të Restorantit “Be Happy” si dhe lutje të shumta drejtuar pronarëve të “Petrol Company”, që trokiti në derën e tyre pikërisht në ditët e muajit të shenjët të Ramazanit

Ky gjest human u pritë shumë mirë nga stafi i shtëpisë së pleqve, kurse përgjegjësit e “Be Happy Restaurant” falënderuan stafin në Shtëpinë e Pleqve  për pritjen që ju është bërë dhe për trajtimin dinjitoz që ju bëjnë banoreve të kësaj shtëpie.

Displaying Foto 3.jpeg
Displaying image00014.jpeg