14:34 / E Hënë, 11 Shkurt 2019

Petrol Company kthen buzëqeshjen e 8-të familjeve skamnore duke ndërtuar 8-të shtëpi!

Nga një cent për cdo litër, gëzojmë 8-të familje”, ky është sllogani i kampanjës humanitare nga Petrol Company që ka vendosur të ju del ndihmë 8-të familjeve në nevojë me qëllim të ndërtimit të 8-të shtëpive për këto familje.

 Për çdo litër të blerë në Petrol Company do të ndahet nga një cent, kështu do tu sigurohet  8-të familjeve skamnore të kenë kulm mbi kokë. Pjesë e kësaj kampanje janë edhe klientet besnik të Petrol Company-së ku me furnizimin e tyre në Petrol Company do të bëhet e mundur realizimi i kësaj kampanje humnitare.

Kampanjes mund ti bashkohen të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributn e tyre për ndërtimin e 8-të shtëpive, kjo mund të bëhet vetem duke u furnizuar në Petrol Company. Shpërndarja e çelësave për shtëpitë e ndërtuara nga mjetet e grumbulluara do të bëhet në mënyrë transparente, në përcjelljen e mediave!

Furnizohuni në Petrol Company dhe bëhuni pjesë e kësaj kampanje duke i bërë të buzëqeshin familjet në nevojë! Kjo kampanjë humanitare mbështëtet edhe nga Telegrafi dhe mobileria Iliria!