75 Mall Live Search
13:32 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Petrol Company” në krah të skamnorëve, nis ndërtimin e shtëpive për 2 familje në nevojë

Petrol Company vendosi që familjet e  Asmir Blakajt nga Peja dhe Xhevdet Veselit nga Klina, dimrin ta presin në shtëpitë e tyre.

Shumë pak kohë ka mbetur deri te ditët e ftohta të Dimrit, dhe fatkeqsisht në vendin tonë kemi shumë familje në nevojë që s’kanë kulm mbi kokë, për ti pritur ditët e ftohta që po afrohen.

Por duke falenderuar Petrol Company për vullnetin e tyre të mirë disa nga familjet në nevojë dimrin do ta presin në shtepitë tyre të reja.

Për mes kampanjës së saj humanitare, Petrol Company tashmë po  strehon 5 familje në nevojë duke ju bërë ëndërren e tyre realitet. Deri më tani Petrol Company ka ndërtuar 3 shtëpi për familje në nevojë dhe tashmë ka filluar ndërtimin në mënyrë intensive edhe të dy shtëpive tjera, për dy familje në nevojë dhe t’ju dorëzoj çelësat e shtëpive para fillimit të dimrit.

Me qëllim të ndërtimit sa më shpejtë të 8 shtëpive, Petrol Company për klientët e saj dhe më gjërë ka bërë shumë oferta me shumë zbritje në çdo sektorë. Linku https://www.youtube.com/watch?v=EEdR84YxYz8&feature=youtu.be

Sipas Petrol Company, ka tentativë nga njerëzit e ligë (Konkurenca) për përgaditjen e dezinformtës kundrejtë Petrol Company-se si: “Petrol Company fillon ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe lë në gjysmë”. Per ti shikuar reportazhet e familjeve në nevojë të cilave ju janë ndërtuar shtëpitë, ju lutem klikoni në linqet: https://www.youtube.com/watch?v=mtp5g_67wk4&t=37s ;

https://www.youtube.com/watch?v=cX-o1KLNNUQ&t=105s

“Kjo është për tu ardhur keq të flitet pas një vullneti kaq të mirë, por përkundrazi kjo neve na jep vullnet dhe motiv që sa më shpejtë të jetë e mundur ti ndërtojmë këto dy shtëpi dhe ti identifikojmë edhe familjet tjera në nevojë dhe t’ua realizojmë ëndrrat e tye”,  kështu thonë udhëhqësit e këtij projekti humanitarë në Petrol Company.