15:40 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore për familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Kompania“Petrol Company”, e cila njihet si lidere e shitjes së derivateve në Kosovë, vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë duke u dhuruar pako ushqimore, materiale higjienike edhe shumë familjeve kosovare.

“Petrol Company” me pronar z. Shkelzen Jusaj, sot ju ka përgjigjur thirrjes nga Radio Televizioni “Iliria” qenë fillim të muajit të Bekuar të Ramazanit, që përmes Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti të ndihmohen 30 familje skamnore në Komunën e Vitisë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti,ka vendosur që këto pako ti dhuroj sipas nevojave punonjësve shëndetësor, shërbimit të zjarrfikësve njësia në Viti si dhe 10 pako për Policinë e Kosovës.


“Falënderoj edhe donatorin Petrol Company për këtë ndihmë e cila ka një domethënie të veçantë pasi vjen edhe në ditën e parë të Ramazanit” ka thënë dr. Vjollca Kadolli.

Ndërsa Basri Aliu, drejtori Drejtorisë së Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale ka falënderuar për donacionin dhe ka theksuar:
“Kjo ndihmë ka vlerë të madhe pasi vjen pikërisht në ditën e parë të muajit të solidaritetit”