13:06 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Petrol Company për 1 Qershor dërgon lodra për fëmijë dhe pako ushqimore në Spitalin e Pediatrisë

Si çdo Qershor tjetër edhe në këtë Qershor, Petrol Company u adresua te Spitali i Pediatrisë – Reparti i Hematoonkologjisë në Prishtinë, për të festuar me fëmijët e hospitalizuar.


Për dhomën e lojrave të këtij reparti, Petrol Company dergoi lorda nga më të ndryshmet, me të cilat të gjithë fëmijët e hospitalizuar do të kenë mundësinë që të luajn me to. 

Po ashtu, për 32 fëmijët aktual në repart, Petrol Company dërgoi dhurata me pako ushqimore.

Këtij donacioni të Petrol Company, ju bashkuan edhe këngëtari “The Victor” si dhe aktorët e humorit të serialit “Fara e Flliqt”, të cilët me praninë e tyre, i bënë fëmijët shumë të lumtur.


Sigurisht që ka pasur falenderime të shumta nga prindërit e fëmijëve si dhe stafi mjekësorë i këtij reparti për donacionin e bërë me rastin e festës së 1 Qershorit.


Donacionet drejtuar këtij repart,i nuk do të përfundojnë këtu por do të vazhdojnë edhe në të ardhmen si gjatë viteve të kaluara, pasi tashmë është bërë traditë për Petrol Company.