15:02 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Petrol Company” sjell “Be Happy” restaurantin edhe në Arbëri – Prishtinë

Pas hapjes së restaurantit “Be Happy” në Preoc, “Petrol Company” brenda një harku të shkurtër kohor bën hapjen e “Be Happy”-it edhe në Arbëri, pikërisht në pikën e saj.

Hapja e “Be Happy” në lagjen “Arbëria” shënoi një ditë të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të  “Petrol Company”-së, të cilat do jenë të shumta  edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit të saj, u ftuan shumë njerëz, që vjen dhe si një mesazh i qartë i synimit të “Petrol Company”-së  për zgjerim të brendit të saj të restauranteve “Be Happy” në Kosovë.

Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre bashkëpunëtorë të shumtë ku dhe paten mundësi t’i shijonin ushqimet e “Be Happy”-it.

Restauranti “Be Happy” ofron një ushqim tërësisht BIO, një staf mikpritës dhe profesional si edhe një mjedis shumë të ngrohtë.

 “Be Happy” restaurant në Arbëri mund ta gjeni në pikën e “Petrol Company+së, magjistralja Mitrovicë – Prishtinë.