75 Mall Live Search
13:01 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Petrol Company vendos që 1 Qershorin ta pres me fëmijët në Klinikën e Pediatrisë

Si duket ky muaj paska qenë muaji ku Petrol Company paska menduar për të gjithë ata që kanë nevojë të ndihmohen dhe të vlerësohen, sepse Petrol Company po vazhdon me aktivitetet e saj humanitare.

Të gjithë e dimë që këtë javë Petrol Company ka dhuruar çelësat e shtëpisë 5 dhomëshe familjes 10 anëtarëshe Bajrami si dhe kontratën e punës kryefamiljarit Besim Bajramit, kurse sot me 1 Qershor Petrol Company mendojë edhe për fëmijët, mirëpo këtë rast për fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë, fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë me konkretisht në repartin e leukemisë, me qëllim për të shënuar ditën e tyre -1 Qershorin së bashku me ta.

Petrol Company zgjodhi një mënyrë shumë të mirë që t’u dhurojë të gjithë fëmijëve dhurata të ndryshme për mosha të ndryshme në këtë repart, duke dërguar aktoren e dashur për fëmijë Adriana Matoshi (Sasa) si dhe maskota figurat më të dashurat për ta, ku po besojmë që të gjithë fëmijët kanë kaluar qaste të lumtura.

Petrol Company u kujdes edhe për mëngjesin e të gjithë fëmijëve duke ju dërguar ushqimin nga brendi i tij i Restoranteve Be Happy.

Përgëzojmë Petrol Company për të gjitha këto vepra humane.