13:17 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / S Z

Petrol Company zbret çmimet, vetëm 1.34 euro nafta

Rënia e çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore, ka ndikuar në rënien e çmimeve dhe në Kosovë.

Është rrjeti më i madh i shitjes së derivateve me pakicë në vendin tonë  “Petrol Company”, që menjëherë ka ulur çmimet e derivateve. Andaj qytetarët të cilët duan derivate cilësore dhe me një çmim tejet të volitshëm, mund të drejtohen tek “Petrol Company”.

Nga sot çmimi i naftës në pompat e “Petrol Company”, në  Viti dhe Gjilan është 1.34 euro  për naftën, si dhe 1.28 euro për benzinën. Më ketë çmim klientët e kësaj kompanie mund të shërbehen edhe në piken e shitjes në lagjen Arbana në Prizren.

Ndërsa në pikat tjera të shitjes nëpër Kosovë çmimi i naftës më shumicë është 1.45, me pakicë 1.40, deri sa çmimi i benzinës është 1.33 euro.