”Petrol Company” zgjeron rrjetin e restoranteve, “Be Happy”, tashmë edhe në Gjakovë
“Be Happy” Restaurant është brend i ri i Petrol Company, i cili njihet për veçantinë e tij me një meny tëresisht bio dhe dietale.
Petrol Company deri tash ka hapur 4 restaurante të saj të brendit “Be Happy” në: Fushë Kosovë, Çagllavicë, Qyshk si dhe mbrëmë është bërë hapja e Be Happy-it në qytetin e Gjakovës pikerisht në pikën e saj n’Petrol Company. Ku me këtë rast Petrol Company organizoj një festë për bashkëpunëtoret, klientët e saj si dhe qytetarë të tjerë, duke ofruar ushqim dhe pije falas për të gjithë. Kjo ceremoni u bë me prani të Kryetarit të Komunës së Gjakovës z.Adrian Gjini dhe shumë fytyra tjera publike.
Shumë shpejtë Petrol Company do të hap “Be Happy” Restorant edhe në piken e saj në Preoc.
Ftojmë të gjithë ata të cilët nuk kanë shijuar ende ushqimet “Be Happy” Restaurant, ta vizitojnë “Be Happy-in” sepse me të vërtetë ka një meny unike.



