Petrova e Shtimes i bëson Kastriot Shabanit

Kryetari i LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në tubimin e jashtëzakonshëm në Petrovë.
Ai u lumturua nga atmosfera e ngrohtë dhe pritja që iu bë, duke i lëshuar rrugën prezantimit të planit qeverisës.
“Falënderim nga zemra për secilin qytetar, mësues, të ri e të moshuar që ishte pjesë e këtij takimi të mrekullueshëm.
Zëri i Petrovës sot u dëgjua fuqishëm, bashkë për zhvillim, bashkë për Shtimen përtej” u shpreh ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
TUBIM I JASHTËZAKONSHËM NË PETROVË!
Sot zhvilluam një tubim plot energji, entuziazëm dhe përkushtim në shkollën “Bajram Curri” të fshatit Petrovë.
Atmosfera ishte e ngrohtë, pjesëmarrja e jashtëzakonshme dhe mesazhi i qartë: Petrova beson në punë, në vlera dhe në një të ardhme më të mirë për Shtimen!
Falënderim nga zemra për secilin qytetar, mësues, të ri e të moshuar që ishte pjesë e këtij takimi të mrekullueshëm.
Zëri i Petrovës sot u dëgjua fuqishëm, bashkë për zhvillim, bashkë për Shtimen përtej!