Peugeot jep pamjet e para se si do të duket modeli 208-sh i ardhshëm
Peugeot shpall një revolucion, koncepti futurist zbulon modelin 208 të ardhshëm. Njoftimi i një modeli të ri konceptual të quajtur Polygon zbulon drejtimin radikal të markës franceze.
Fotot e para e tregojnë makinën me dy dyer anësore gjigante dhe një xham të përparmë të pjerrët në mënyrë dramatike që rrallë shihet jashtë makinave supersportive.

Karroceria duket e tendosur dhe agresive, me rrota të spikatura të vendosura pothuajse në skajet e automjetit.
Pjesa e përparme pa grilën klasike është një shenjë e qartë se sistemi është elektrik, ndërsa çatia është pjesërisht me xham, një detaj që ndoshta nuk do të arrijë në prodhim serik, por që tregon simbolikisht drejtimin në të cilin po mendon Peugeot.
Peugeot do ta zbulojë plotësisht Polygon javën e ardhshme, por është tashmë e qartë se ky koncept është më shumë sesa thjesht një eksperiment vizual./Indeksonline/

