75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Pezullimi i drejtorit, Kardiokirurgjia saboton punën: Punojmë vetëm për raste emergjente

Të premtën është pezulluar nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi. Vendimi për pezullimin e Bekteshit është marrë nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga Dr. Florim Zejnullahu, Dr. Nazmi Kolgeci, Zana Morina, Havushe Rexhepi dhe Jehona Vasolli.

Në arsyetim thuhet se drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Bekteshit duke u bazuar në shkeljet e gjetura në raportin e auditimit të datës 27 tetor.

Komisioni Disiplinor ka vendosur që ndaj Bekteshit të shqiptohet masa për pezullimin e punës deri në një vendim tjetër.

Por, ky vendim duket se ka sjellur pakënaqësi tek një pjesë e stafit në Kardiokirugji.

Ata i kanë nisur një ankesë ministri Zemaj dhe drejtorit Krasniqi duke kërkuar rikthimin e Bekteshit në punë.

Madje, në ankesë thuhet se ky repart nuk do të vazhdojë me punën normale, por që do të intervenohet vetëm në raste emergjente./Indeksonline/