13:14 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pezullimi i vendimeve të Konjufcës, ministrja Haradinaj ftohet të raportojë në komision

Pas rreth dy muajsh në krye të diplomacisë kosovare, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla pritet të raportojë në Komisionin për punë të jashtme për punën e bërë dhe pezullimin e disa prej vendimeve të ish-ministrit Konjufca për shërbimin e jashtëm.

Këta të fundit gjatë mbledhjes së sotme e ftuan kryediplomaten për raportim, ndërkaq shqyrtuan shkresën drejtuar vendeve të BE-së dhe SHBA-së për liberalizim të vizave për Kosovën. Aty është lënë në vullnetin e kryetares të komisionit, Time Kadriaj që të procedojë tutje me këtë shkresë.

E vet, deputetja Kadrijaj thotë se shkresa është harmonizuar në një grup punues dhe në parim janë pajtuar të gjithë deputetët pjesëmarrës.

Shumica e shkresave është hartuar dhe ka qenë kërkesë e imja është trajtuar në komisionin parlamentar është votuar dhe është formuar një grup punues. Ai grup punues e ka harmonizuar atë shkresë dhe ketë shkresë e kemi lanësuar në e-mailin e deputetëve të komisionit parlamentar dhe në parim janë pajtuar të gjithë…0:25 nga ministrat e Punëve të Jashtme të kërkohet përkrahje për liberalizmin e vizave sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha ai.

Por, anëtari tjetër i komisionit nga radhët e LVV-së, Gazemd Gjyshinca u shpreh se nuk kanë marrë pjesë në formimin e kësaj shkrese, pasi sipas tij kanë parë një lloj devijimi nga prioritetet e vet punës së komisionit.

Ne si anëtarë të komisionit për Punë të Jashtme që nga fillimi nuk kemi marrë pjesë në grupin punës që e ka hartuar këtë shkresë. E kemi parë si një lloj devijimi nga ajo që duhet të ishte më prioritete në punën e komisionit. E dyta e konsiderojmë se tashmë kushtet janë plotësuar nga ana e Kosovës dhe ky proces ka shkuar tutje… komisioni ka vendosur sot dhe është lënë në vullnetin e kryetares që të dërgojë këtë shkresë, ky ka qenë verdikti sa i përket kësaj shkrese”, tha ai.

Krahas kësaj pike, kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme bëri të ditur se në mbledhje e radhës do të presin për raportim, ministren Haradinaj-Stublla.

Në mbledhjen e radhës sot do t’i drejtohem ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të vijë dhe të raportojë në komision”, u shpreh ajo.

Ministrja Haradinaj-Stublla ditë më parë ka pezulluar vendimin për kthim të disa diplomatëve të nënshkruar nga ish-ministri Konjufca. Kurse për shkak të infektimit me virusin korona dy deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, nuk ishin pjesë e mbledhjes së këtij komisioni.