Pezullimi nga Amerika, reagon Hoti: Para pesë vitesh isha në Shtëpinë e Bardhë

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme.
Ish-kryeministri Hoti ka thënë se kjo situatë po ndodhë kur janë bërë 5 vite nga vizita e tij si kryeministër i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.
“Shumë keq.
Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë.
Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit” shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/