11:42 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pezullimi ”trishtues” që FIFA pritet ta vendosë për Chelsean

Chelsea, raportohet, se mund të pezullohet për dy vite për transferimin e lojtarëve, pas një hetimi nga FIFA në lidhje me transferimet e lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare, përfshirë edhe ish-sulmuesin, Bertrand Traore.

Duke u bazuar nga dokumentet e siguruara nga Football Leaks, ueb-sajti francez, Mediapart shkruan se 19 transferime të Chelseat janë hetuar për tri vite.

Mediapart shkruan se 14 prej këtyre transferimeve ishin nën moshën, 18-vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Kështu, tutje raportohet se FIFA mund ta pezullojë Chelsean për katër afatet kalimtare të ardhshme si dhe mund t’i vendosë një gjobë prej 45 mijë funtesh.

Fillimisht, ishte raportuar në shtator të vitit të kaluar se kishin filluar hetimet ndaj Chelseat.

Sa i përket sulmuesit të lartëcekur, Traores, reprzentues i Burkina Fasos, ai tani luan te Lyoni, ku është transferuar nga Chelsea në vitin 2013, kur ishte 18-vjeçar, por, nuk ishte regjistruar deri në janar të vitit 2014./IndeksOnline/

Temat: