18:46 / E Martë, 28 Shtator 2021 / AR

Pezullohen të gjitha fluturimet nga Rinasi, pas aksidentit të avionit

Një avion që po transportonte mallra ka pësuar një aksident në pistën e aeroportit të Rinasit.

Sipas informacioneve mësohet se avionit nuk i janë hapur rrotat dhe ka rrëshqitur në pistë.

Klan News sqaron se janë pezulluar të gjitha fluturimet, si nisjet dhe mbërritjet.

Deri tani mësohet se dëmet në pistë janë të shumta dhe kthimi në situatën normale mund të zgjasë disa orë.