75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 18 Tetor 2024 / mp

Pezullohet tenderi për blerjen e skanerëve në pikat kufitare, vijnë si dhuratë nga shtetet mike

Dogana e Kosovës e ka pezulluar tenderin për furnizim me skanerë të mallrave pikat e tjera kufitare, përveç Merdarit.

Ky vendim është marrë pasi që vendet partnere të Kosovës dhe BE-ja kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë shtetin e Kosovës me skanerët X-Ray.

Nga dogana për Indeksonline , kanë thënë se  tashmë furnizimi me scanreë për pika të tjera pritet të bëhet nga vendet e Bashkimit evropian.

“Vendet partnere te Republikes se Kosoves si dhe BE kane ofruar te dhurojne skanerë qe ndihmojne ne kontrollin e mallrave pa nderhyrje fizike. Me kete do te permiresohet cilesia e kontrollave dhe po ashtu edhe shpejtesia e procesimit te dergesave dhe automjeteve ne qarkullim nderkombetare. ”, tha Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës.

Mospajisja e pikave të tjera kufitare me skanerë ka bërë që në pikën e vetme ku mallrat i nënshtrohen skanerëve, në Merdar të ketë kolona të gjata të maunave ma mallra serbe që po presin për t’u futur në Kosovë./Indeksonline/