Pezullohet greva në aeroportin e Prishtinës
Sindikata e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kosovës ka pezulluar grevën e cila është mbajtur që disa ditë në aeroportin ‘Adem Jashari’.
SINKON përmes një njoftimi për media ka deklaruar se grevën po e pezullojnë për shkak të festive dhe t’i jepet hapësirë institucioneve për plotësimin e kërkesave të tyre.
Greva është pezulluar për një javë, përkatësisht nga dita e nesërme e deri me 22 shkurt.
Po ashtu, sindikalistët e kontrollit ajror kanë uruar që të mos ketë riaktivizim të grevës dhe të arrihet sa më shpejt marrëveshja për plotësimin e kushteve të tyre.