75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 26 Mars 2024 / mp

Pezullohet ish-lojtari i Interit për dy vjet, shkak mashtrimi me testin antidoping

Ish-lojtari i Interit pezullohet për shkak të mashtrimeve me teste të anti-dopingut.

Bëhet fjalë për brazilianin Gabriel Barbosa i njohur me nofkën “Gabigol”, ku i cili dënimi i tij është me efekt prapaveprues dhe ka hyrë në fuqi më 8 prill 2023 dhe lojtarit i ndalohet të luajë deri në prill të vitit të ardhshëm.

Gabriel, thuhet se ka shkelur nenin 122 të Kodit Brazilian të Antidopingut, që i referohet mashtrimit apo tentativës së mashtrimit në çdo fazë të procesit të kontrollit.

Andaj lojtari, ka bërë të ditur që do apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë.