75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Pezullohet puna në objektin e ambulancave specialistike, në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të SHSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.

QKUK-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër!