75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / G T

Pezullohet sërish ndërtimi i stadiumit të Gjilanit

Nga viti 2017 kanë kaluar shtatë vjet dhe ende nuk ka përfunduar rregullimi i stadiumit të Gjilanit.

Madje së fundmi është pezulluar ky vendim për renovimin e stadiumit në qytetin nga Anamorava, shkruan Indeksonline

Kjo u bë e ditur pasi Zyra e prokurorimit e Komunës së Gjilanit ka publikuar dokumentin.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të qytetit të Gjilanit. Për hapat tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik. Ky vendim do të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit dhe të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Rinovimi i stadiumit të qytetit në Gjilan ka filluar nga viti 2017, derisa deri tashti asnjë lëvizje nuk është bërë për rinovimin e tij.