75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / Z S

Pezullohet vendimi i ZRrE-së për daljen në treg të lirë për bizneset

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë ka marrë vendim që të pezullojë vendimin e ZRrE-së për daljen në treg të lirë për bizneset.

Kështu ka bërë të ditur avokatja Blinera Osmani.

Postimi i plotë:

LAJM I RËNDËSISHËM – GJYKATA PEZULLON VENDIMET E ZRrE-SË!

Me datë 29.07.2025, Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, përmes Aktgjykimit KA.nr.301/25, ka marrë një vendim të qartë dhe detyrues, duke:

✅ Anuluar pikën IV të Vendimit të ZRrE-së nr.275/24, datë 05.04.2024

✅ Anuluar tërësisht Njoftimin e ZRrE-së të datës 12.03.2025 për daljen në treg të lirë, si të kundërligjshëm

✅ Pezulluar në tërësi zbatimin e të gjitha këtyre vendimeve deri në një vendim përfundimtar të gjykatës

🛑 Kjo do të thotë se për të gjithë klientët që përfaqësohen nga ne, vendimi për daljen në treg të lirë nuk mund të zbatohet më. Ata duhet të rikthehen menjëherë në tregun universal, me furnizim të sigurt dhe me tarifa të rregulluara, ashtu siç ishin para datës 1 qershor 2025.

ℹ️ Vendimi është i zbatueshëm menjëherë dhe prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik. U bëjmë thirrje ZRrE-së dhe të gjithë operatorëve të tregut të energjisë që të respektojnë dhe zbatojnë pa vonesë këtë vendim gjyqësor.

📌 Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e klientëve tanë dhe për të siguruar zbatim të plotë dhe të paanshëm të drejtësisë