75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Pfizer do të dërgojë dozat e para të vaksinës së prodhuar në SHBA, vendi i parë Meksika

SHBA- Pfizer do të dërgojë në Meksikë, dozat e para të vaksinës anti-COVID, të cilat janë prodhuar në një fabrikë në Michigan, në SHBA.

Lajmi është bërë me dije përmes një burimi të siguruar nga Reuters.


Kjo është hera e parë që vaksinat Pfizer të prodhuara në Michigan po eksportohen jashtë vendit, pas një kufizimi të vendosur gjatë qeverisjes së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili mori fund në mars.

Javët e fundit qeveria amerikane ditët e fundit ka qenë nën presion, për shkak të “detyrimet” për të siguruar vaksina për vendet në nevojë.

Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milion doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave COVID-19.

Ministria e shëndetësisë e Meksikës tha se po pret 2 milionë doza nga Pfizer këtë javë.

Ajo ka marrë më shumë se një milion doza nga Belgjika që nga e Mërkura dhe pret rreth një milion tjetër këtë javë.

Reuters nuk mund të konfirmonte nëse të gjitha dozat e mbetura të Pfizer do të vinin nga Michigan.

Pfizer do të vazhdojë prodhimin e dozave të vaksinës në Michigan, në mënyrë që të bëhen edhe dërgesa të tjera jashtë vendit.

SHBA ka premtuar se do të shpërndajë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në vendet të cilat kanë nevojë.

Kjo pasi FDA ende nuk ka miratuar AstraZenecan dhe pasi procesi i vaksinimit në vend po ecën me hapa të sigurt.