12:08 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / mp

Pharma Leader: Opinioni po mashtrohet me dezinformata rreth tenderit për furnizim me Insulina Analoge

Kompania “Pharma Leader” përmes një letre publike drejtuar opinionit publik ka reaguar rreth një opinioni të ministrisë së Shëndetësisë rreth tenderit për furnizim me insulina analoge. Sipas tyre, opinioni publik qëllimshëm është duke u mashtruar me dezinformata rreth këtij tenderi

Ja letra e plotë e kompanisë “Pharma Leader”:

I nderuar Kryeministër z.Albin Kurti

Të nderuar kabinet Qeveritar

Të nderuar Deputet të Kuvendit të Kosovës

Të nderuara organe të hetuesisë

Ne si kompani “Pharma Leader” po detyroheni të shkruajmë letrën e dytë publike për t’ju informuar së pari Juve, por edhe gjithë opinionin publik në lidhje me dezinformatat e shumta që janë duke u plasuar në opinion rreth tenderit për furnizim me insulina analoge. Ky tender ka nisur gati 2 vite më parë, por deri më tash nuk ka marrë ndonjë epilog për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të ligjeve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tash shumë dezinformata janë plasuar nga media të caktuara të cilat kanë pasur vetëm një qëllim prishjen e këtij procesi të prokurimi, po së fundi, në këtë kampanjë kundër një kompanie private siç është “Pharma Leader” është bashkuar edhe vetë Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një reagimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook” me titull “Ministria e Shëndetësisë nuk lejon rrezikimin e shëndetit publik” ka dalë kundër neve dhe kundër bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Si kompani ne vlerësojmë se reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë është skandaloz, është shumë i një anshëm dhe si i tillë ka për qëllim të prishë një proces prokurimi, nga i cili nuk ka dalë fitues kompania e tyre e preferuar, e cila ka çmim prej rreth 400.000,00 Euro më të lartë se sa oferta e kompanisë sonë.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pikërisht në kohën kur kompania e tyre e privilegjuar, pra kompania me çmim shumë më të lartë se sa oferta e kompanisë sonë juridikisht më nuk është pjesë e këtij procesi të prokurimit.

Në reagimin e saj Ministria e Shëndetësisë përveç se ka dezinformuar opinionin ajo ka shprehur qëndrimin e saj publik kundër disa vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), por para se ta bëj këtë Ministria e Shëndetësisë është dashur ta bëjë rivlerësimin e këtij procesi të prokurimit ashtu siç edhe parashihet me ligj.

Bazuar në ligjet në fuqi, vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit nuk janë të diskutueshme, por të obligueshme për zbatim. Janë vetëm organet e drejtësisë që mund të thonë të kundërtën, por jo edhe zyrtaret e Prokurimit të cilët në bazë të ligjeve në fuqi janë të obliguar që t’i zbatojnë ato.

Kompania jonë kur ka aplikuar në këtë proces të Prokurimit iu është referuar dosjes së tenderit, i cili është një ligj në vete dhe pikërisht kriteret e vendosura në dosje na bëjnë neve të barabartë me kompaninë tjetër që është në garë e që siç dihet është e privilegjuar e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kompania jonë, pra “Pharma Leader” ka Licenca Importi të cilat janë marrë bazuar ne Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe aktin nënligjor UA 02/2014 I cili është i formuluar në atë mënyre që për të importuar një produkt pa paralel në mënyre të sakte specifikon kushtet që duhet ti plotësoje një produkt për te fituar te drejtën e importit, edhe ketë duke specifikuar sakte se produkti mund te importohet vetëm nëse seria e njëjte e atij produkti është ne qarkullim ne BE dhe nuk lejohet nga vendet tjera, me çka sigurohet qe ky produkt i ka kaluar te gjitha filtrat e kontrollit të cilësisë, kualitetit dhe sigurisë në vendet e BE-së për përdorim te pacientet.  Është shumë e qartë, pra ne ofrojmë produktet me numra serik te njëjte të cilat janë në përdorim në vendet e BE-së.

Barnat e importuara ne bazë të Udhezimit pa paralele domosdoshmërisht posedojne Autorizim Marketing të lëshuar nga vendet e Bashkimit Evropian e në rastin tonë Insulinat qe kemi ofertuar posedojnë Autorizim Marketing edhe nga EMA (European Medicine Agency) dhe FDA (Food and Drug Administration) dhe janë prezente në më shumë se 120 vende te botës.

Përderisa kompanisë tone po i mohohet e drejta e nënshkrimit të kontratës, kompania e favorizuar nga Ministrisa e Shëndetësisë aktualisht ka një kontratë mbi 2 milionë euro për furnizim me një produkt farmaceutik për pacientet me Hemodializë i cili nuk posedon Autorim Marketing të lëshuar nga AKPPM.

Gjithashtu, po iu informojmë se vlera e barnave të importuar pa Autorizim Marketing të leshuar nga AKPPM këtë vitë sillet diku në 5 milionë euro, diku rreth 6-7 % e vlerës së përgjithshme të importeve të barnave në vend.

Prandaj për neve si kompani e themi me përgjegjësi të plotë se jemi krenar dhe mburremi që kemi arritur të përfaqësojmë, të marrim Licence  Importi dhe të ju ofrojmë për përdorim insulinat e prodhuesit të njohur amerikan “Eli Lilly” pacientëve të vendit tone. Kompania Eli Lilly është shpikësi i Insulinës Analoge poashtu është lider për cilësi në tregun Amerikan dhe atë Evropian, dhe si e tillë kjo është e regjistruar në  EMA – Eurpean Medicines Agency, FDA – Food and Drug Administration, ne te gjitha vendet e BE-se dhe ne shumë vende tjera te botes.

I nderuar kryeministër z.Albin Kurti

Të nderuar kabinet Qeveritar

Të nderuar deputet të Kuvendit të Kosovës

Të nderuara organe të hetuesisë

Gjatë kohës sa ky proces i prokurimit vazhdon të mbetet pezull Ministria e Shëndetësisë ka organizuar disa tender për furnizime emergjente me Insulina, e që sipas neve të njëjtit janë anti ligjor, pasi dyshohet se buxheti i shtetit është dëmtuar më shumë se gjysmë milioni Euro. Edhe për ketë ne kemi vene ne dijeni organet e hetuesisë, por edhe më tash as ky proces nuk ka marrë ndonjë epilog, ndonëse demi është shkaktuar, pra shteti ka humbur rreth gjysmë milionë Euro.

Një proces i negociuar çuditeshit po vazhdon edhe tash mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë si privilegjuar. Sipas neve edhe ky është krejtësisht i jashtëligjshëm, por askush nuk po merr masa për ta ndaluar ketë.

Duke pare se e drejta gjithmonë ka qenë në anën tonë e konfirmuar disa herë nga organet përgjegjëse për prokurim në vendin tonë, para pak kohësh Ministria e Shëndetësisë morri një vendim tjetër skandaloz të pa parë deri më tash në vendin tonë. Ndryshoi Udhëzimin Administrativ UA 02/2014, brenda natës pa përfshirjen e palëve të interest ne komision dhe pa dalje në debat publik së paku 15 ditë, ku vuri kritere tjera për import të barnave pa paralele që nuk kanë Autorizim Marketing të lëshuar nga AKPPM, dhe ku është më skandalozja vendimin e tillë po tenton ta implemenoj në procesin e prokurimit per Furnizim me Insulina Analoge që ka nisur 2 vite më parë.

Ky veprim nuk do koment shihet haptas se Ministria e Shëndetësisë me çdo kusht është munduar të na eliminoj neve nga gara dhe tenderin t’ia jap kompanisë së privilegjuar me çmim prej rreth 400.000,00 Euro  më të lartë.

Andaj ushtroni autoritetin tuaj dhe ndaleni këtë fushatë të emër të Ministrisë së Shëndetësisë kundër një kompanie vendore e cila përfaqëson në këtë proces prokurimi insulinat e prodhuesit të njohur amerikan “Eli Lilly” i cili është lider për cilësi në tregun amerikan dhe atë Evropian, pasi si e tillë kjo është e regjistruar në  EMA – Eurpean Medicines Agency, FDA – Food and Drug Administration, ne te gjitha vendet e BE-se dhe ne shumë vende tjera te botës.